Mbledhja me ministrat dhe drejtuesit politikë, reagon Rama: Vijuam punën intensive për detajimin e…

Nga Xh M
628 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Tiranë, 28 gusht Zhurnal.mk – Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas mbledhjes me drejtuesit politikë të Partisë Socialiste dhe ministrat, ku në fokus ishte organizimi dhe programi i sezonit të ri politik.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama bëri të ditur se puna do të vijojë me përcaktimin e kalendarit për “Praninë Besnike” në çdo territor, si dhe me mekanizma të rinj të bashkëpunimit mes qeverisë dhe deputetëve.

Sipas kryeministrit, synimi është përmirësimi i mëtejshëm i shërbimeve publike, si në nivel qendror ashtu edhe vendor.

Në mbledhje është diskutuar gjithashtu hartimi i ndryshimeve ligjore për nismën “Pasqyrë Albania”, ndërsa Rama ka njoftuar edhe për progresin në hartimin e “Shqipëria Sociale”.

Kësaj nisme, sipas tij, do t’i kushtohet një Konferencë e posaçme Kombëtare që pritet të zhvillohet në muajin nëntor.

“Vijuam sot punën intensive për detajimin e programit të sezonit të ri”, shkroi Rama, duke renditur prioritetet e reja të mazhorancës për muajt në vijim.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër