Mblidhet Kryesia e PDK-së, diskuton për zgjedhjet e brendshme dhe zhvillimet politike

Nga Xh M
1,421 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Prishtinë, 30 qershor Zhurnal.mk – Kryesia e Partisë Demokratike të Kosovës ka mbajtur mbledhjen e radhës, në të cilën diskutoi për zhvillimet politike në vend, prioritetet organizative dhe procesin e zgjedhjeve të brendshme.

Gjatë mbledhjes siç bëhet e ditur në një njoftim u theksua se PDK-ja po hyn në një fazë të rëndësishme të konsolidimit organizativ përmes zgjedhjeve të brendshme, të cilat do të zhvillohen në përputhje me Statutin e partisë dhe mbi parimet e demokracisë së brendshme, transparencës, garës së ndershme dhe respektimit të vullnetit të anëtarësisë.

“Kryesia vlerësoi se ky proces zgjedhor përbën një mundësi të rëndësishme për fuqizimin e strukturave, përfshirjen e energjive të reja dhe ndërtimin e një PDK-je më të fortë, më të bashkuar dhe më të përgatitur për sfidat politike dhe përgjegjësitë që e presin Kosovën.

Po ashtu, Kryesia diskutoi edhe për zhvillimet që lidhen me procesin gjyqësor në Dhomat e Specializuara në Hagë, duke shprehur pritjen që vendimi të jetë lirues për ish-krerët e UÇK-së”, thuhet në njoftim

Kryesia ritheksoi se, “pavarësisht sfidave politike, PDK-ja ka ruajtur unitetin, organizimin dhe pozitën e saj si partia kryesore opozitare në vend, duke mbetur forca me numrin më të madh të deputetëve në opozitë”.

Partia Demokratike e Kosovës thotë në njoftim se mbetet e përkushtuar të respektojë vullnetin e anëtarësisë, të forcojë demokracinë e brendshme dhe të vazhdojë angazhimin për ndërtimin e një Kosove më të zhvilluar, më të sigurt dhe plotësisht të integruar në institucionet euroatlantike.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër