McManaman zbulon ‘helmin’ që po e vret Real Madridin

Nga D. V.
183 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Steve McManaman, i cili luajti për Real Madridin nga viti 1999 deri në vitin 2003, ka dhënë teorinë e tij mbi problemin kryesor të klubit pas eliminimit në çerekfinale të Ligës së Kampionëve nga Bayern.

Sipas mendimit të anglezit, pushteti i vërtetë nuk është në duart e trajnerit, por të lojtarëve, të cilët janë “shefat e vërtetë” në dhomat e zhveshjes. McManaman beson se kjo dinamikë është në zemër të të gjitha problemeve të Real Madridit.

“Një lojtar te Real Madridi ka një fuqi të jashtëzakonshme. Mendoj se ky është thelbi i problemit”, ka thënë fillimisht ish-futbollisti 54-vjeçar i Liverpoolit, Realit dhe Manchester Cityt.

“Arne Slot është shefi te Liverpooli, Pep Guardiola te Manchester City… Te Real Madridi, lojtarët janë shefi. Trajneri u thotë atyre të luajnë në një mënyrë, dhe ata dalin në fushë dhe luajnë krejtësisht ndryshe. Dhe gjithmonë ka qenë kështu”.

McManaman, i cili ka 37 ndeshje për Anglinë, ofroi pikëpamjen e tij mbi zgjidhjen. Çelësi, thotë ai, është gjetja e një ekuilibri në mënyrë që lojtarët “të jenë të lumtur dhe të luajnë mirë”.

“Një trajner duhet të jetë një kombinim i gjenialitetit dhe bindjes. Por ai duhet të dijë gjithashtu si t’i pranojë lojtarët dhe t’i bëjë të 25-tit të ndihen si pjesë e ekipit. Lojtarët duhet ta shijojnë stërvitjen, nuk duhet t’i lodhni me shumë taktika dhe video analiza. Ekziston një vijë shumë e hollë midis të qenit i lumtur dhe të luajturit mirë”.

Ai përmendi Carlo Ancelottin dhe Vicente del Bosquen si shembuj të trajnerëve që kanë arritur të krijojnë një ekuilibër të tillë.

“Trajnerë të tjerë shumë të zëshëm erdhën te Real Madridi dhe u larguan shpejt nga dera”.

Ai komentoi gjithashtu edhe për Xabi Alonson. “Nuk mendoj se Xabi është një nga ata djemtë e zhurmshëm, ai thjesht donte të sillte idenë e tij të lojës nga Leverkuseni, por lojtarët nuk e pranuan atë”, përfundoi McManaman.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër