Nëse jo ai, Miri e sheh Selin si fituese të Big Brother

Nga D. V.
188 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Së fundmi me finalistët u zhvillua Big Brother Radio, ku kanë ndarë secili prej tyre rrugëtimin në këtë format.

Gjatë intervistës së tij, Miri është përballur me disa pyetje interesante, mes të cilave edhe një pyetje hipotetike: kë do të shihte fitues nëse vetë nuk do të merrte çmimin e madh.

Pa hezitim, ai ka veçuar Selinën si zgjedhjen e tij.

 Foto: Instagram

Ky qëndrim tregon, sipas tij, vlerësimin për lojën dhe rrugëtimin e saj brenda shtëpisë, pavarësisht dinamikave, debateve apo aleancave që kanë karakterizuar edicionin.

Deklarata e Mirit është pritur me interes nga ndjekësit, duke u interpretuar si një vlerësim i sinqertë dhe një qasje më sportive mes finalistëve, në një moment kur gara po i afrohet fundit.

Kjo normalisht nëse nuk do të arrinte ai të marrë çmimin e madh prej 100 mijë eurosh.

Të njëjtit patën një aleancë në fillim, e cila më pas rrugës ndryshoi, duke u ndarë në lojë.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër