Më shumë se 70 ekipe “robotësh humanoidë” përgatiten për gjysmëmaratonën e dytë të Kinës

Nga D. V.
272 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Makineritë humanoide po bëhen gati për një tjetër sfidë të pazakontë: gjysmëmaratonën e dytë të robotëve në Pekin të Kinës.

Më shumë se 70 ekipe morën pjesë në një provë gjatë natës, duke testuar robotët në një pistë prej 21 kilometrash në zonën e zhvillimit E-Town, përpara garës zyrtare të planifikuar më 19 prill.

Testimi simuloi kushtet reale të garës, nga navigimi autonom në rrugë deri te reagimi ndaj situatave emergjente.

Sipas Instituti Kinez i Elektronikës, rreth 40% e ekipeve tashmë përdorin sisteme plotësisht autonome, duke e bërë sfidën edhe më komplekse për robotët.

– YouTube  www.youtube.com

Organizatorët kanë shtuar këtë vit edhe kategori të reja çmimesh, përfshirë ato për qëndrueshmëri dhe përfundimin e garës — një objektiv që nuk është i lehtë. Në edicionin e parë vitin e kaluar, vetëm 6 nga 21 robotët arritën në vijën e finishit.

Për shumë ekipe, kjo garë mbetet një eksperiment i rëndësishëm teknologjik.

Probleme si mbinxehja e motorëve dhe shkarkimi i shpejtë i baterive vazhdojnë të jenë sfida kryesore, por pjesëmarrja është rritur ndjeshëm, duke u pesëfishuar krahasuar me vitin e kaluar.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër