Komisioni Ad hoc cakton intervistat për anëtarët e Bordit të RTK-së, opozita kundërshton datën

Nga D. V.
A+ A-
Rivendos

Prishtinë, 14 prill Zhurnal.mk – Komisioni Ad hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për anëtar të Bordit te RTK-së ka miratuar shqyrtimin e listës së kandidatëve të propozuar, ndërsa është caktuar dita e intervistimit, raporton Ekonomia Online.

Dita e intervistimit është caktuar dita e mërkurë ndërsa opozita pati kundërshtime për këtë ditë.

Madje deputetja e Partisë Demokratike e Kosovës, Ganimete Musliu doli nga mbledhja.

Intervistat për anëtarët e Bordit të RTK-së do të mbahen nga ora 09:00 gjatë ditës së nesërme.

Ndërkaq shqyrtimi i listës së kandidatëve është mbyllur për media.

artikuj të ndërlidhura