1,233
Tetovë, 1 nëntor Zhurnal.mk – Në rrethin e dytë të zgjedhjeve për kryetar të Komunës së Bërvenicës, deri në orën 17:00 kanë votuar 7.902 qytetarë ose 48.64% e votuesve të regjistruar, tregojnë të dhënat e Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve (KSHZ), përcjell TV21. Me këtë, është tejkaluar pjesëmarrja e përgjithshme në raundin e parë, kur votuan 7.572 qytetarë ose 46.58%.
Deri në orën 17:00, në raundin e dytë kanë votuar 330 qytetarë më shumë sesa në të gjithë raundin e parë, ndërsa dalja në votime është rritur për 2.06 pikë përqindjeje. Votimi do të zgjasë deri në orën 19:00.
