Memorandum Mirëkuptimi për forcimin e mbrojtjes civile në Shqipëri

Nga B.M
471 e lexuar
A+ A-
Rivendos

UNDP Albania dhe Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile nënshkruan sot një Memorandum Mirëkuptimi për forcimin e mbrojtjes në Shqipëri, që formalizon dhe thellon bashkëpunimin e tyre.

Drejtori i përgjithshëm i Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile, Haki Çako, u shpreh se “kjo marrëveshje synon ndërtimin e një sistemi më të fortë, më të koordinuar dhe më të gatshëm për parandalimin, përgatitjen dhe reagimin ndaj fatkeqësive, duke u mbështetur në asistencë teknike, projekte të përbashkëta dhe harmonizim me standardet e Bashkimit Evropian”.

Sipas Çakos, “memorandumi kontribuon gjithashtu në rritjen e kapaciteteve institucionale dhe operacionale në nivel qendror dhe lokal, si dhe në avancimin e reformave kyçe në kuadër të procesit të integrimit evropian të Shqipërisë”.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër