PD zhvillon sot protestën e tretë kombëtare

Nga admin
506 e lexuar
A+A-
Rivendos

Partia Demokratike dhe aleatët zhvillojnë sot protestën e tretë kombëtare në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, para Kryeministrisë në orën 17:00. PD kërkon largimin e qeverisë, krijimin e një qeverie teknike dhe zhvillimin e zgjedhjeve të lira.

Kryetari i Partisë Demokratike e ka cilësuar situatën në vend si një nga më kritikët dhe ka theksuar se skenari i protestës së sotme është një “kryengritje të fuqishme paqësore”.

Në mesazhin e tij, Berisha kërkoi që qytetarët të bashkohen në bulevardet dhe rrugët e Tiranës, për të dërguar një mesazh të fuqishëm dhe dinjitoz për të kundërshtuar qeverinë dhe korrupsionin e saj.

Për të garantuar rendin publik dhe sigurinë gjatë zhvillimit të tubimit, policia ka ndërmarrë masa, duke kufizuar qarkullimin e automjeteve në disa akse rrugore. Sipas medieve, 1350 efektivë janë në terren.

Që prej orës 23:45 të ditsës së hënë, policia bllokoi lëvizjen dhe nuk u lejoi parkimin  automjeteve në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, nga vendi i njohur si “Ura e Dajtit” deri në rrugën “Ismail Qemali”.

Nga ora 15:00 e ditës së sotme e deri në përfundim të tubimit, nuk lejohet lëvizja e automjeteve në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”. Po ashtu, nga kryqëzimi pranë Ministrisë së Brendshme deri te sheshi “Nënë Tereza”, si dhe në rrugët “Ukraina e Lirë”, “Papa Gjon Pali II” dhe “Ismail Qemali”.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër