Merr fund tensioni mes Neymarit dhe Robinho Jr, pas golit të legjendës braziliane dyshja përqafohen

Nga D. V.
A+ A-
Rivendos

Tema kryesore e ditëve të fundit në Brazil ka qenë përplasja që ka pas legjenda braziliane Neymar me djalin e Robinhos, Robinho Jr.

Disa ditë më parë dyshja ka pasur një përplasje në stërvitje, ku Neymar ka goditur Robinho Jr pasi ky i fundit e kishte dribuluar.

Por kërkim falja erdhi menjëherë nga Neymar ndaj Robinho Jr dhe ndaj familjes së tij.

Gjërat janë qetësuar dhe kjo u pa edhe në fushë kur Neymar shënoi gol në minutën e 41-të ndaj Recoletas në Copa Sudamerica.

34-vjeçari ka festuar golin me Robinhon duke qetësuar të gjithë dhe duke konfirmuar se dyshja kanë rregulluar raportet e tyre.

– YouTube  www.youtube.com

artikuj të ndërlidhura