Meta bëri rekurs për masën e sigurisë, Gjykata e Lartë kthen për rigjykim çështjen për masën e sigurisë ndaj ish-presidentit

Nga D. V.
282 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Tiranë, 23 prill, Zhurnal.mk – Gjykata e Lartë ka kthyer për rigjykim çështjen për masën e sigurisë ndaj ish-presidentit të Republikës, Ilir Meta.

Në vendimin e sotëm Gjykata e Lartë argumenton se çështja do të kthehet për rigjykim në atë të Apelit. Kjo e fundit e kishte refuzuar kërkesën e Metës më 22 korrik të vitit të shkuar.

Apeli pati argumentuar se kërkesa është e papranueshme, sepse nuk ka bazë ligjore që të ankimohen kërkesat për zëvendësim mase.

Ndaj këtij vendimi Meta bëri rekurs dhe gjykata i ka dhënë të drejtë për t’u kthyer në rigjykim dhe për ta gjykuar çështjen sërish.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër