Mexhiti: 2 Gushti na kujton rëndësinë e barazisë dhe bashkëjetesës

Nga Xh M
891 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 2 gusht Zhurnal.mk – Njëri nga bashkëkryetarët e Vlen-it dhe kryetari i komunës së Çairit, Izet Mexhiti deklaroi se, 2 Gushti na rikthen te vlerat që përfaqëson Republika e Krushevës: lirinë, barazinë dhe bashkëjetesën.

“Këto ideale mbeten themel mbi të cilin duhet të vazhdojmë ta ndërtojmë Maqedoninë e Veriut si shtet demokratik dhe multietnik.

Sot, më shumë se kurrë, kemi përgjegjësinë që këto vlera t’i shndërrojmë në realitet për çdo qytetar. Forca e shtetit qëndron në respektin e ndërsjellë, në mundësitë e barabarta dhe në përfaqësimin e drejtë të të gjitha etnive.

Në këtë ditë, ripërtërijmë përkushtimin tonë për një shoqëri ku sundon ligji, ku puna dhe merita vlerësohen, ku të rinjtë e ndërtojnë të ardhmen në vendin e tyre dhe ku diversiteti ynë është burim force e zhvillimi.”, u shpreh ai.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër