Mexhiti: Çairi po transformohet, investime konkrete që po ndryshojnë fytyrën e komunës

Nga Xh M
436 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 4 prill Zhurnal.mk – “Pranvera në Çair po vjen me punë, investime dhe ndryshim që shihet çdo ditë në terren”, ka shkruar në faqen e tij zyrtare në facebook kryetari i Komunës së Çairit, Izet Mexhiti, duke theksuar dinamikën e projekteve infrastrukturore që po realizohen në këtë komunë.

Sipas Mexhitit, një ndër projektet më të rëndësishme që po i jep hov transformimit urban është rikonstruktimi i Rrugës Ferid Murat, ku punimet tashmë kanë avancuar dhe rezultatet janë të dukshme në terren.

Ky investim, siç thekson Mexhiti, nuk është vetëm një ndërhyrje e zakonshme infrastrukturore, por një hap konkret drejt modernizimit të zonës dhe përmirësimit të cilësisë së jetës për qytetarët.

Me ndërhyrje të plota rikonstruktive, rruga po merr formën e një aksi modern dhe funksional, duke reflektuar një vizion të ri zhvillimor që përputhet me ritmin e rritjes urbane dhe nevojat reale të banorëve, ka shkruar më tej Mexhiti.

https://www.facebook.com/share/p/18qhYebfcA/

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër