Mexhiti: Festivali “Çarshia” solli ritmet e flamenkos spanjolle në zemër të Shkupit

Nga R.ZH
638 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 25 korrik, Zhurnal.mk – Nata e dytë e Festivalit Ndërkombëtar të Muzikës “Çarshia” u karakterizua nga ritmet dhe atmosfera e flamenkos spanjolle, duke sjellë në Shkup një mbrëmje të veçantë artistike me pjesëmarrjen e artistëve nga Barcelona, kështu vlerësoi kreu i komunës së Çairit, Izet Mexhiti, i cili mori pjesë në aktivitet së bashku me ambasadorin e Mbretërisë së Spanjës në Maqedoninë e Veriut, Rafael Soriano Ortiz, si dhe me përfaqësues të jetës kulturore dhe artdashës të shumtë, transmeton Zhurnal.mk.

Sipas Mexhitit, publiku pati mundësinë të ndjekë performancën e artistes Alba Bioque dhe kuartetit “Rrënjë dhe Erë” nga Barcelona, në një mbrëmje ku tradita muzikore spanjolle u ndërthur me atmosferën karakteristike të Shkupit.

Ai vlerësoi se festivali po e shndërron kryeqytetin në një pikëtakim të kulturave, ku artistë nga vende të ndryshme prezantojnë historinë, identitetin dhe artin e tyre para publikut vendas.

Mexhiti theksoi se, edhe pse bëhet fjalë për edicionin e parë të festivalit, interesimi dhe atmosfera e krijuar gjatë netëve të para dëshmojnë se “Çarshia” ka potencial të shndërrohet në një traditë verore kulturore në Shkup.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër