Mexhiti: Finalizohet asfaltimi i rrugës 157 në Gazi Babë, investim mbi 8 milionë denarë

Nga B.M
110 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 18 prill, Zhurnal.mk – Kreu i Komunës së Çairit, Izet Mexhiti, ka njoftuar për përfundimin e një projekti infrastrukturor në zonën e Gazi Babës, i cili synon përmirësimin e kushteve të jetesës për qytetarët.

Sipas tij, është drejt finalizimit asfaltimi i rrugës 157, në segmentin nga xhamia deri te shkallët në bulevard. Projekti përfshin ndërtimin e plotë të rrugës, duke përfshirë rrjet të ri të ujësjellësit, kanalizim atmosferik funksional, ndriçim publik, asfalt cilësor dhe trotuare të rregulluara.

“Ky është një investim që kthehet drejtpërdrejt te qytetari. Me mbi 8 milionë denarë investim, po krijojmë infrastrukturë moderne dhe kushte më të mira jetese për banorët e kësaj zone”, deklaroi Mexhiti.

Mexhiti theksoi se ky investim do të lehtësojë qarkullimin dhe do të rrisë sigurinë për banorët e zonës, duke i dhënë gjithashtu një pamje më moderne lagjes.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër