LSDM dorëzon interpelancë ndaj ministrit të Bujqësisë

Nga B.M
62 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 18 prill, Zhurnal.mk – LSDM ka dorëzuar në Kuvend interpelancë kundër ministrit të bujqësisë, Cvetan Tripunovski. Dyshimet e kësaj partie janë se ministri ka kryer korrupsion sistematik në bujqësi veçanërisht me arrestimin e funksionarëve të lartë për pranimin e ryshfetit dhe rrezikimit të interesit publik.

Skandali mega korruptiv me fondet evropiane shkaktoi turpin më të madh në nivel të Bashkimit Evropian. Nga vendi më i suksesshëm në shfrytëzimin e mjeteve evropiane veçanërisht në bujqësi, u bëmë vend me 128 milion euro të suspenduara nga IPARD. U ulën subvencionet e duhanit nga 100 në 80 denarë, për blegtorinë nga 12,000 në 8000 denarë. Tripunovski shfuqizoi pagesën e avansit të subvencioneve, masë që e shfrytëzonin 60 mijë bujq”, tha Lupço Nikollovski – LSDM.

Ministri i Bujqësisë Cvetan Tripunovski përmes një reagimi ka thënë se interpelanca e Nikollovskit, paraardhës i tij në bujqësi, është jo legjitime aq sa edhe vet Nikollovski është jo legjitim në LSDM.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër