Mexhiti i përgjigjet Ahmetit për letrën e hapur lidhur me zbatimin e gjuhës shqipe

Nga B.M
541 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 03 Prill, Zhurnal.mk -Njëri nga liderët e VLEN-it Izet Mexhiti, në një deklaratë për Alsat thekson që letra e hapur e Ali Ahmetit për çështjen e zbatimit të gjuhës shqipe është tentativë për të manipuluar opinionin dhe për të mbajtur gjallë shpresën në anëtarësi për rikthimin e tij në qeveri.

Sipas Mexhiti, po të ishte rregulluar çështja e gjuhës ashtu siç sot shprehet Ahmeti, nuk do të ishin këto probleme.

“Opinioni duhet ta dijë të vërtetën se ne nuk kemi Ligj të Gjuhës Shqipe, por kemi Ligjin e Gjuhëve ku përcaktohet me 20% se ku mundet dhe ku s’mundet. Po të ishte definuar sikur ka qenë ideja, e kanë marrë modelin e Kosovës kur kanë filluar bisedimet për ta rregulluar Ligjin e Gjuhës Shqipe, që serbishtja është gjuhë zyrtare e baravbartë me gjuhën shqipe në Kosovë, sot nuk do të kishte askush dilemë se ku përdoret e ku spërdoet gjuha shqipe. Pra burim i prodhimit të tensioneve dh eproblemeve janë paqartësitë apo zgjidhjet gjysmake të cilat i ka lënë zoti Ahmeti në qeverisjen e tij”, deklaroi Izet Mexhiti, VLEN, shkruan Alsat.

Mexhiti më tej thekson që VLEN po e pret momentin politik për të avancuar statusin e gjuhës shqipe.

“Unë i siguroj qytetarët që ne po bëjmë përpjekjet maksimale. Ky ligj që është i gjuhëve, 20%-shi ne jemi garanci që i qëndrojmë mbrapa dhe asnjë fije mos t’i mungojë. Përkundrazi e presim momentin e volitshëm politik që gjuha shqipe ta merr statusin e merituar si gjuhë zyrtare, e plotë në Republikën e Maqedonisë së Veriut”, theksoi – Izet Mexhiti, VLEN.

Paraprakisht, Ahmeti nëpërmjet një letre të hapur theksoi që përdorimi i shqipes nuk është privilegj, por e drejtë e fituar dhe e garantuar me Kushtetutë, kurse çdo përpjekje për ta relativizuar, reduktuar apo dobësuar statusin e gjuhës shqipe dhe të drejtën e përdorimit të saj është një përballje e drejtpërdrejtë me rendin kushtetues dhe nuk do të kalojë pa përgjigje.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër