“Do të isha i lumtur të rikthehesha”, ylli i mesfushës që po shkëlqen, i hapur të rikthehet te Real Madridi

Nga D. V.
385 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Mesfushori i Stuttgartit, Chema Andres ka shprehur dëshirën për t’u rikthyer te Real Madridi, mes raportimeve se “Los Blancos” po mendojnë të aktivizojnë klauzolën e rikthimit të tij gjatë verës.

Andres ka qenë ndër lojtarët më të dalluar në kampionatin gjerman, ku ka zhvilluar 32 paraqitje për të kontribuar me dy gola e dy asistime.

“Është diçka që duhet ta vendosë klubi — do të isha i lumtur të rikthehesha në Madrid, por nuk është diçka për të cilën po shqetësohem tani. Jam shumë i lumtur te Stuttgarti”.

“Kam i thënë agjentit tim se nuk dua të di asgjë për këtë. Kur të vijë koha, do të flasim dhe do të shohim çfarë opsionesh kemi.”

20-vjeçari ka tërhequr vëmendjen e Real Madridit me paraqitjet e tij në sezonin debutues në Bundesliga, me klubin madrilen që po planifikon rikthimin e tij gjatë verës.

Real Madridi raportohet se ka një klauzolë rikthimi për lojtarin në vlerë rreth 13 milionë euro.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër