Shkup, 1 korrik, Zhurnal.mk – Kryetari i Çairit dhe bashkëkryetari i VLEN-it, Izet Mexhiti, sot në zyret e komunës së Çairit ka mirëpritur, Rudina Aliun, e cila ka fitur medalje në Brazil.
“Nga Brazili, me medalje. Në Çair, me krenari. Sot pata kënaqësinë ta mirëpres Rudina Aliun, e cila fitoi medaljen e bronztë në Kampionatin Botëror Universitar të Karatesë. Çairi vazhdon të nxjerrë kampionë. Rudina është një nga ata. Çdo sukses i sportistëve tanë është fitore për të gjithë ne. Është emri i Çairit dhe i shqiptarëve që prezantohet denjësisht në skenën botërore. Ne do të vazhdojmë të qëndrojmë pranë sportistëve tanë, sepse investimi te të rinjtë është investim në krenarinë e së nesërmes. Urime, Rudina! Uroj që kjo medalje të jetë vetëm njëra nga shumë të tjera që do të vijnë”, ka shkruar Mexhiti në facebook.
