Shkup, 30 korrik, Zhurnal.mk – Kryetari i Çairit, Izet Mexhiti, përmes një publikimi të ngjitur me fotografi nga terreni ka informuar qytetarët që premtimet e fushatës po punon t’i bëj realitet. Sipas Mexhitit në gjithë Çairin po punohet.
“Në çdo rrugë, në çdo lagje, në të gjithë Çairin po punohet. Po investojmë në infrastrukturën nëntokësore, po ndërtojmë e rikonstruktojmë rrugë, trotuare dhe hapësira publike, me një ritëm që shihet çdo ditë. Kjo është mënyra jonë e qeverisjes: punë, investime dhe rezultate. Për qytetet tona, për qytetarët tanë dhe për shtetin tonë! Vazhdojmë…”, ka shkruar Mexhiti në rrjetin e tij social.



