Mexhiti: Po shqyrtohen dy zgjidhje për vendkalimin në Bit Pazar, semafor ose rrënimi i urës

Nga I.A
488 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 13 korrik, Zhurnal.mk – Kryetari i Komunës së Çairit, Izet Mexhiti, ka bërë të ditur se komuna po shqyrton dy alternativa për rregullimin e vendkalimit ilegal në Bit Pazar të Shkupit.

Sipas tij, opsioni më i mundshëm është vendosja e semaforëve, ndërsa si alternativë po merret në konsideratë edhe rrënimi i urës ekzistuese, nëse konstatohet se ajo nuk është funksionale dhe paraqet pengesë.

“Jemi duke shqyrtuar dy opsione. Më i mundshmi është vendosja e semaforit, ndërsa opsioni tjetër është rrënimi i urës, pasi ajo nuk shfrytëzohet nga qytetarët në masën e duhur. Nëse rezulton se pengon zgjidhjen, mund të hiqet për të rregulluar vendkalimin, i cili është i nevojshëm, sidomos për tregtarët e Bit Pazarit”, deklaroi Mexhiti.

Ai rikujtoi se vendkalimi ishte mbyllur për një periudhë, por u rikthye pas kërkesave të tregtarëve të Bit Pazarit, të cilët e konsiderojnë atë të domosdoshëm për zhvillimin e aktivitetit të tyre ekonomik.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër