Mexhiti: Punimet në Kampusin e Universitetit “Nënë Tereza” po zhvillohet sipas dinamikës së paraparë

Nga R.ZH
689 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 18 qershor, Zhurnal.mk – Kryetari i Komunës së Çairit, Izet Mexhiti, ka njoftuar se ka inspektuar nga afër ecurinë e punimeve në Kampusin e Universitetit “Nënë Tereza” në Shkup, duke vlerësuar se projekti po zhvillohet sipas dinamikës së paraparë, përcjell Zhurnal.mk.

Sipas Mexhitit, punimet po ecin me ritëm të mirë dhe objekti po merr formë çdo ditë, duke e cilësuar kampusin si një investim të rëndësishëm për arsimin e lartë dhe për të ardhmen e gjeneratave të reja.

“Gjatë ditës së djeshme isha në inspektim të punimeve në Kampusin e Universitetit ‘Nënë Tereza’. Me kënaqësi pashë nga afër se punimet po ecin me ritëm të mirë dhe se ky projekt po merr formë çdo ditë. Një investim i rëndësishëm për arsimin dhe për të ardhmen e gjeneratave të reja”, ka shkruar Mexhiti.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër