Mexhiti takon drejtuesit e “Kallirit të Mirësisë”: Komuna e hapur për bashkëpunim në mbështetje të familjeve në nevojë

Nga admin
441 e lexuar
A+A-
Rivendos

Shkup, 17 janar – Kryetari i komunës së Çairit, Izet Mexhiti ka zhvilluar sot një takim me udhëheqësit e organizatës humanitare “Kalliri i Mirësisë”, e cila vepron në Shkup, me fokus forcimin e bashkëpunimit institucional dhe mbështetjen për familjet në nevojë.

Gjatë takimit u theksua se zhvillimi i komunës nuk matet vetëm përmes investimeve dhe projekteve infrastrukturore, por edhe përmes përkujdesjes ndaj qytetarëve dhe ndërtimit të solidaritetit shoqëror. Mexhiti vlerësoi punën humanitare që “Kalliri i Mirësisë” realizon në terren, duke ofruar ndihmë për familjet dhe grupet më të ndjeshme.

Palët diskutuan për mundësitë e bashkëpunimit institucional, me qëllim që solidariteti qytetar të shndërrohet në veprime konkrete dhe mbështetje të qëndrueshme për ata që kanë më së shumti nevojë.

Nga Komuna u bë e ditur se ajo mbetet e hapur për bashkëpunim me të gjitha organizatat dhe iniciativat që promovojnë humanitetin, përgjegjësinë shoqërore dhe ndihmën ndaj shtresave vulnerabël të shoqërisë.

Ky takim konsiderohet një hap i rëndësishëm drejt forcimit të partneritetit mes institucioneve lokale dhe organizatave humanitare, në funksion të përmirësimit të mirëqenies së qytetarëve.

https://www.facebook.com/share/p/1GKmRsGfsP/

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër