Vazhdon aksioni për largimin e objekteve ilegale në hapësirat publike në Kumanovë

Nga admin
492 e lexuar
A+A-
Rivendos

Kumanovë, 17 janar – Në Kumanovë ka vazhduar aksioni për largimin e objekteve dhe paisjeve të përkohshme hotelerike, të vendosura ilegalisht në sipërfaqet publike në qytet.

Bëhet fjalë për aktivitet të filluar para festave të fundvitit në zonën qendrore të Kumanovës, e që nën mbykqyrjen e organeve kompetente komunale ka vazhduar këtë muaj.

“Aktualisht, pronarët po largojnë teracën verore të objektit të hotelerisë “La Vita”. Por vendime për largimin e paisjeve të këtilla kanë marrë pronarët e objekteve në sheshin e qytetit dhe në ish-kazermën në Bedinjë. Të gjitha objektet e hotelerisë që zënë zonat e trafikut publik dhe nuk kanë leje për instalimin e pajisjeve urbane në përputhje me ligjin do të largohen”, thonë nga Komuna e Kumanovës.

Autoritetet komunale thonë se në Kumanovë ka rreth njëzet objekte hotelierike me pajisje urbane të vendosura ilegalisht, dhe largimi i tyre do të kryhet në bazë të prioritetit. Nëse pronarët nuk e bëjnë këtë, do të angazhohet një kompani nga ana e komunës. Për këtë qëllim, në buxhetin e vitit 2026, komuna ka parashikuar katër milionë denarë, ose rreth 65 mijë euro.

Qytetarët janë kryesisht të kënaqur me këtë vendim, pasiqë me vendosjen e objekteve apo paisjeve të këtilla, vështirësohej kalimi i tyre nëpër trotuare.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër