Mexhiti: VLEN është për votimin e diasporës dhe listat e hapura

Nga Xh M
A+ A-
Rivendos

Shkup, 26 tetor Zhurnal.mk – Bashkëkryetari i VLEN-it, Izet Mexhiti, sonte në emisionin “Debat në SHENJA” ka folur edhe për ndryshimet e mundshme në Kodin Zgjedhor, duke shprehur mbështetjen për votimin e diasporës dhe listat e hapura.

Mexhiti tha se, sipas tij, modeli me tri njësi zgjedhore do të ishte më i favorshëm për votat shqiptare, por theksoi se VLEN-i është i hapur edhe për kompromise lidhur me ndryshimet zgjedhore.

“Ne jemi pro votimit të diasporës. Ka shumë analiza dhe prej kohësh flitet për Kodin Zgjedhor. Çdoherë kur hapet kjo temë, ka propozime të ndryshme: nga një njësi zgjedhore, tri njësi zgjedhore apo tetë. Për mua, në parim, më i favorshëm për votat shqiptare është modeli me tri njësi zgjedhore, duke përfshirë një njësi në Shkup, një në Maqedoninë Perëndimore dhe një në Maqedoninë Lindore. Mirëpo, VLEN-i është edhe për kompromise. Kur flasim për një njësi zgjedhore, duhet t’i shohim edhe detajet, si çështja e censit dhe e pragut. Ne jemi edhe për lista të hapura”, deklaroi Mexhiti.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër