Mick Jagger u shfaq në humor të shkëlqyer krah të fejuarës Melanie Hamrick në Galanë e Baletit të NYC-së

Nga D. V.
802 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Mick Jagger dhe e fejuara e tij, balerina Melanie Hamrick, tërhoqën vëmendje në “NYC Ballet Spring Gala”, ku u shfaqën shumë të afërt dhe në humor të mirë në tapetin e kuq.

Legjenda e Rolling Stones, 82 vjeç, u paraqit me një kostum elegant dhe atlete të zeza, ndërsa Melanie, 38 vjeçe, mahniti me një fustan argjendi që vinte në pah linjat e saj prej balerine.

Këngëtari britanik u pa duke bërë shaka me fotografët, duke buzëqeshur dhe duke luajtur me syzet para kamerave, ndërsa çifti pozonte i lumtur së bashku, shkruan DailyMail.

Mick dhe Melanie janë në një lidhje që prej vitit 2014, ndërsa balerina zbuloi muajin e kaluar se ata janë fejuar prej “dy ose tre vitesh”.

Dyshja kanë edhe një djalë së bashku, Deveraux Octavian Basil, i lindur në vitin 2016.

Pavarësisht diferencës së madhe në moshë, Hamrick ka deklaruar më herët se nuk ndikohet nga komentet publike për marrëdhënien e tyre.

Paraqitja e çiftit vjen vetëm pak ditë pasi Jagger u bashkua me Keith Richards dhe Ronnie Wood në promovimin e albumit të ri të Rolling Stones, “Foreign Tongues”, që publikohet në korrik.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër