Mickoski me kryesinë e VLEN-it: Bisedime për koalicionin, energjetikën dhe zgjidhjet e ardhshme kadrovike

Nga D V
A+ A-
Rivendos

Shkup, 13 nëntor, Zhurnal.mk – Komiteti Ekzekutiv i VMRO-DPMNE-së mbajti një mbledhje të rregullt, në të cilën u diskutua për gjendjen aktuale ekonomike dhe politike, sfidat energjetike dhe aktivitetet e strukturave dhe organeve partiake.

„U diskutua për rastin me Alta Bankën, me ç’rast u konstatua veprimi destruktiv i opozitës në drejtim të rrënimit të bankës dhe humbjes së parave të mijëra qytetarëve. Veprimtaria antishtetërore e Venko Filipçes është në drejtim të minimit të sistemit, përhapjes së paranojës dhe sabotimit të sistemit bankar. U shpreh bindja se institucionet janë duke punuar dhe se do të gjendet një zgjidhje me të cilën do të mbrohen interesat e bankës“, njoftoi VMRO-DPMNE.

Kryetari i partisë, Hristijan Mickoski, informoi për takimin me kryesinë e VLEN-it. Ai theksoi se në takim u diskutuan parimet e koalicionit, sfidat e ardhshme lidhur me gjendjen energjetike, ndërsa diskutimet për zgjidhjet kadrovike do të vazhdojnë në periudhën e ardhshme.

Komiteti Ekzekutiv mori vendim për një agjendë aktivitetesh në terren të koordinatorëve të Komitetit Ekzekutiv, për vizita në komitetet komunale dhe lokale të partisë.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër