Mickoski: Me pajisjet e reja nga BE për Doganën e forcojmë luftën kundër krimit të organizuar

Nga D V
14 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 14 shtator, Zhurnal.mk – Pajisjet e reja do të kontribuojnë për efikasitet më të madh të Drejtorisë Doganore dhe për luftë edhe më intensive kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit. Nëpunësit doganorë janë në vijën e parë të mbrojtjes së ligjit dhe sundimit të së drejtës dhe prandaj e kanë mbështetjen tonë të plotë, thekson kryeministri Hristijan Mickoski me rastin e përfundimit të projekteve të realizuara në kuadër të Dokumentit të Veprimit “BE kundër krimit të organizuar, me mbështetje për tregtinë” në Pikën kufitare Tabanovcë.

“Do të doja t’u uroj kolegëve nga dogana, me këto pajisje praktikisht e rrisin efikasitetin dhe e intensifikojnë luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.

Duhet të tregojmë se të jesh kriminel dhe të merresh me krim është profesion i pashfrytueshëm.

Ju jeni praktikisht në vijën e parë të mbrojtjes së ligjit dhe sundimit të së drejtës dhe prandaj duhet në atë drejtim të vazhdoni dhe në periudhën që pason të ecni. Për fat të keq kemi edhe raste kur ka individë që vendosin të jenë aleatë të krimit dhe kriminelëve, shpresoj se këto janë vetëm episode të vogla, të palumtura dhe përjashtime.

Kjo Qeveri ka qëllim serioz t’u dalë përpara atyre që kanë vendosur të jenë aleatë të krimit dhe më herët ose më vonë dua qartë t’i them opinionit maqedonas dhe qytetarëve se ata do të kapen dhe do të nxirren para drejtësisë.”

Ai shprehu falënderim për euroambasadorin Rokas, për mbështetjen e tij dhe për gjithçka që bën për vendin, për drejtorin e doganës dhe të gjithë nëpunësit doganorë, njerëz që, siç tha, punojnë ndershëm dhe kujdesen për të ardhmen e vendit, dhe për ministren e financave e cila jep, siç theksoi, mbështetje të pakursyer për punën e doganës.

“Pres nga dogana nga këto rezultate të mira rezultate edhe më të mira që të gjithë së bashku të arrijmë rezultate të shkëlqyera, edhe pse deri tani mund të them se jemi jashtëzakonisht të kënaqur nga puna e doganës maqedonase”, tha Mickoski.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër