Vall për MIA-n: Ka përparim në reformat në gjyqësor, por presim Kodin e ri Penal dhe Ligjin për Procedurën Penale

Nga R.ZH
A+ A-
Rivendos

Shkup, 14 nëntor, Zhurnal.mk – Ka përparim në procesin e reformave në gjyqësor në Maqedoninë e Veriut, por ende pritet miratimi i një Kodi të ri Penal dhe një Ligji të ri për Procedurën Penale, vlerëson shefi i Misionit të OSBE-së në vend, ambasadori Kilian Vall.

Në një intervistë për MIA-n, Vall thekson se reforma në gjyqësor është një proces kompleks, por sipas tij ekziston përkushtim nga institucionet dhe Qeveria për avancimin e saj.

“Lajmi i mirë është se ka përparim. Reforma në gjyqësor është komplekse, por shoh përkushtim si nga qeveria, ashtu edhe nga institucionet”, deklaroi Vall.

Megjithatë, ai theksoi se mbetet e nevojshme që të përfundojnë edhe disa procese të rëndësishme ligjore, veçanërisht miratimi i Kodit të ri Penal dhe Ligjit të ri për Procedurën Penale.

“Megjithatë, ende presim miratimin e një kodi të ri penal dhe të një ligji të ri për procedurën penale. Jam i bindur se kjo do të ndodhë”, tha ambasadori Vall.

Sipas tij, vazhdimi i reformave në gjyqësor është i rëndësishëm për forcimin e sundimit të ligjit dhe funksionimin më efikas të institucioneve të drejtësisë.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër