Mickoski nesër do ta presë komisaresën evropiane Kos: Në fokus të takimit do të jenë eurointegrimet dhe reformat

Nga D. V.
1,534 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 7 korrik, Zhurnal.mk – Kryeministri i Republikës së Maqedonisë, Hristijan Mickoski, nesër në orën 12:10 do ta presë komisaresën e Bashkimit Evropian për zgjerim, Marta Kos.

Është paraparë një takim tet‑a‑tet mes kryeministrit Mickoski dhe komisares Kos, pas së cilit do të mbahet një takim bilateral me përfaqësues të Qeverisë.

Nga shërbimi për media i Qeverisë informuan se në orën 13:20 është caktuar konferenca e përbashkët për shtyp e Mickoskit dhe Kos, ku do të prezantohen informacionet mbi temat e diskutimit dhe bashkëpunimin e ardhshëm.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër