Mickoski nga Ilindeni: Investime në arsim dhe zhvillim të vazhdueshëm të komunës

Nga Xh M
315 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Ilinden, 4 prill Zhurnal.mk – Kryeministri i vendit, Hristijan Mickoski, mori pjesë në promovimin e projektit për zgjerimin e kapacitetit të një shkolle fillore në komunën e Ilindenit, duke e cilësuar këtë investim si një hap të rëndësishëm për përmirësimin e kushteve në arsim.

Gjatë fjalës së tij, Mickoski theksoi se projekte të tilla janë dëshmi konkrete e përkushtimit për zhvillimin e komunave dhe ngritjen e standardeve për nxënësit. Ai vlerësoi punën e autoriteteve lokale, duke përgëzuar kryetarin e komunës, Ministria e Arsimit dhe Shkencës, si dhe këshilltarët dhe administratën për angazhimin në realizimin e projekteve.

Sipas tij, Komuna e Ilindenit po kalon nëpër një proces të dukshëm transformimi dhe zhvillimi të vazhdueshëm, ndërsa mbështetja e qytetarëve mbetet një tregues i qartë i rezultateve pozitive në terren.

Kryeministri falënderoi edhe deputeten që përfaqëson këtë zonë për kontributin në sigurimin e projekteve shtesë, duke nënvizuar rëndësinë e bashkëpunimit ndërinstitucional për realizimin e investimeve konkrete në dobi të qytetarëve.

Në përfundim, Mickoski theksoi se Qeveria do të vazhdojë me realizimin e projekteve zhvillimore në të gjithë vendin, duke falënderuar qytetarët e Ilindenit për mbështetjen e vazhdueshme.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër