Pashkët Katolike, mbahet mesha solemne në Katedralen e Shën Palit në Tiranë

Nga Xh M
215 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Tiranë, 4 prill Zhurnal.mk – Besimtarë katolikë janë mbledhur në Tiranë për të kremtuar vigjiljen e Pashkës, që simbolizon ringjalljen e Jezu Krishtit.

Pak pas orës 22:00 nisi mesha në katedralen e “Shën Palit” në kryeqytet, ku besimtarët u bashkuan në lutje dhe reflektim.

Në përkujtim të sakrificës së Krishtit, besimtarët kanë respektuar edhe periudhën 40-ditore të Kreshmës, duke kufizuar ushqimin sipas traditës fetare.

Për festën e Pashkës, besimtarët marrin pjesë në meshën e mëngjesit dhe ndjekin ritualet tradicionale, si thyerja e vezëve të kuqe dhe shkëmbimi i urimeve.

Kjo ditë konsiderohet gjithashtu një moment bashkimi familjar, faljeje dhe pajtimi, ku familjet mblidhen rreth tryezës për të festuar së bashku.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër