Mickoski: Nuk ka kritere të reja për hyrje në BE, deklarata e komisares evropiane nuk ka të bëjë me Maqedoninë

Nga I.A
661 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 27 gusht, Zhurnal.mk – Nuk ka kritere të reja për anëtarësim në Bashkimin Evropian për vendet kandidate për anëtarësim, deklaroi sot kryeministri Hristijan Mickoski, duke sqaruar se mesazhet e fundit nga Brukseli nuk kanë të bëjnë me shtetin tonë.

“Nuk ka kritere të reja kur bëhet fjalë për anëtarësim në BE, për vendet kandidate… tani për tani. Do të shohim çfarë do të ndodhë më tej. Ka disa sfida që qëndrojnë përpara nesh, jo vetëm si shtet, por edhe për vetë BE‑në. Deklarata e komisares evropiane është dhënë në një konotacion tjetër dhe nuk ka të bëjë me Maqedoninë si shtet. Ne kemi politikë të jashtme dhe të sigurisë plotësisht të harmonizuar me BE‑në, kemi besim absolut të plotë në BE, punojmë në reforma. Në raportin e dhjetorit ishim më të mirët, pres që e njëjta të jetë edhe në raportin e qershorit”, tha Mickoski.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër