Mickoski paralajmëron tregtarët e marketeve: Nuk do të tolerohen rritjet e pajustifikuara të çmimeve

Nga B.M
490 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 22 mars, Zhurnal.mk – Kryeministri i vendit, Hristijan Mickoski ka paralajmëruar tregtarët se çdo rritje e pajustifikuar e çmimeve, që dëmton standardin e jetesës së qytetarëve, do të përballet me masa konkrete nga Qeveria.

Ai theksoi se autoritetet po e monitorojnë nga afër situatën edhe me çmimet e produkteve bazë, ndërsa inspektoratet janë në terren për të parandaluar abuzimet.

Sipas tij, qeveria ka një plan të qartë veprimi dhe është e gatshme të reagojë menjëherë ndaj çdo keqpërdorimi në treg, me qëllim mbrojtjen e qytetarëve dhe ruajtjen e stabilitetit ekonomik.

“Nëse shohim se kemi sjellje jo etike nga zinxhirët e marketeve, furnizuesit, prodhuesit kuptohet se ne si qeveri do ti ndërmarrin të gjitha masat që kemi në dispozicion. Inspektorati i Tregut është në terren. Nga ajo që shoh kemi rritje të vajit dhe tek vezët, flas për rritje që është më e theksuar, tek produktet tjera çmimet në parim nuk ndryshojnë nga mesatarja e periudhës së kaluar”, deklaroi Mickoski.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër