VLEN: Ulja e TVSH-së për karburantet është masë konkrete në mbrojtje të qytetarëve

Nga B.M
404 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 22 mars, Zhurnal.mk – Miratimi vendimin të Qeverisë për uljen e Tatimit mbi Vlerën e Shtuar (TVSH) për karburantet nga 18 në 10 për qind, Vlen njofton se kjo masë synon të zbusë ndikimin e rritjes së çmimeve dhe të lehtësojë barrën financiare për qytetarët dhe bizneset.

Nga VLEN theksojnë se ky hap është i domosdoshëm në kushtet e krizës globale dhe luhatjeve në tregjet energjetike, të cilat kanë ndikuar drejtpërdrejt në rritjen e kostos së jetesës. Sipas tyre, ulja e TVSH-së do të ndikojë pozitivisht në standardin e jetesës, duke ulur presionin mbi buxhetet familjare, sektorin e transportit dhe aktivitetin ekonomik në përgjithësi.

“Ndërmarrja e masave konkrete, të përgjegjshme dhe në kohë është thelbësore për të ruajtur stabilitetin ekonomik në vend. Kjo masë synon të zbusë goditjen e drejtpërdrejtë nga rritja e çmimeve,” thuhet në njoftimin e VLEN-it, transmeton Zhurnal.mk.

Njëkohësisht, autoritetet njoftojnë se do të intensifikohen kontrollet në treg, me qëllim parandalimin e abuzimeve të mundshme, rritjeve të pajustifikuara të çmimeve dhe çdo forme të përfitimit në dëm të qytetarëve.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër