Mickoski për Ligjin për përfaqësim të drejtë: Procesi është plotësisht në përputhje me Kushtetutën

Nga Xh M
854 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 26 qershor Zhurnal.mk – Kryeministri Hristijan Mickoski deklaroi se zgjidhja e re ligjore për përfaqësim të drejtë është plotësisht në përputhje me Kushtetutën dhe ka marrë të gjitha rekomandimet pozitive nga Komisioni i Venecias.

Ai theksoi se me aktet nënligjore do të përcaktohet mekanizmi për zbatimin e saj, ndërsa Qeveria do të formojë një organ që do të monitorojë zbatimin e ligjit.

Lidhur me kritikat për shfuqizimin e balancuesit, Mickoski tha se ato janë të motivuara politikisht, duke theksuar se pikërisht partitë që sot janë në opozitë kishin vlerësuar më parë se balancuesi e kishte tejkaluar funksionin e tij dhe se duhej të zëvendësohej me një model të ri për përfaqësim të drejtë.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër