Mickoski së bashku me delegacionin qeveritar në Forumin Ekonomik në Davos

Nga B.M
514 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Davos, 19 janar – Kryeministri i RMV-së, Hristijan Mickoski njofton se së bashku me një delegacion qeveritar do të marrë pjesë në Forumin Ekonomik në Davos të Zvicrës.

“Të shoqëruar nga një delegacion qeveritar i rangut të lartë, do të marrim pjesë në takimin e 56-të vjetor të Forumit Ekonomik Botëror (WEF) në Davos të Zvicrës.

Në ditët në vijim, do të kemi takime të shumta që presim të ndikojnë ndjeshëm në përmirësimin e situatës ekonomike dhe të tërheqin një numër të madh investimesh.

Do të marr pjesë në tre panele ku do të prezantoj mundësitë e investimit në Maqedoni, dhe njëkohësisht, do të kemi takime të shumta dypalëshe me shumë kompani nga e gjithë bota”, thuhet në njoftimin e Mickoskit.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër