Mihali: Nënkryetarët e Kuvendit nuk mund të kërkohen si privilegj i garantuar prej votave të shumicës

Nga D V
47 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Prishtinë, 9 shtator, Zhurnal.mk – Koordinatorja e Komiteteve në Lëvizjen Vetëvendosje, Dejona Mihali,ka reaguar pas ndërprerjes së seancës konstituive, duke thënë se pse duhet që 62 deputetë ta votojnë kandidaten e PDK-së për nënkryetare të Kuvendit, kur PDK-ja deklaron se nuk do të marrë pjesë në zgjedhjen e Presidentit në asnjë formë, as në bisedime, as në takime, as me prani në sallë?

Përmes, një postimi në profilin e saj në rrjetin social Facebook, Mihali ka shkruar se e njëjta vlen edhe për Lidhjen Demokratike të Kosovës.

“Nënkryetarët e Kuvendit nuk mund të kërkohen si privilegj i garantuar prej votave të shumicës, ndërsa përgjegjësia për funksionimin e institucioneve refuzohet. Nuk mund të kërkosh votat e shumicës për t’u ulur në Kryesinë e Kuvendit dhe, sapo ta marrësh pozitën, ta përdorësh mungesën nga salla për ta pamundësuar zgjedhjen e Presidentit dhe për ta çuar vendin përsëri në zgjedhje”, ka shkruar ajo.

Postimi i plotë:

Pse duhet që 62 deputetë ta votojnë kandidaten e PDK-së për nënkryetare të Kuvendit, kur PDK-ja deklaron se nuk do të marrë pjesë në zgjedhjen e Presidentit në asnjë formë, as në bisedime, as në takime, as me prani në sallë? Aq më pak kur vetë PDK-ja voton kundër kandidates të shumicës për Kryetare të Kuvendit.

E njëjta pyetje vlen edhe për LDK-në, pse duhet që 62 deputetë ta votojnë kandidatin e saj për nënkryetar, kur ai është pozicionuar haptazi kundër çdo marrëveshjeje me Lëvizjen VETËVENDOSJE! për zgjidhjen e ngërçit dhe zgjedhjen e Presidentit?

Nënkryetarët e Kuvendit nuk mund të kërkohen si privilegj i garantuar prej votave të shumicës, ndërsa përgjegjësia për funksionimin e institucioneve refuzohet. Nuk mund të kërkosh votat e shumicës për t’u ulur në Kryesinë e Kuvendit dhe, sapo ta marrësh pozitën, ta përdorësh mungesën nga salla për ta pamundësuar zgjedhjen e Presidentit dhe për ta çuar vendin përsëri në zgjedhje.

Nëse kërkojnë marrëveshje e votë për nënkryetarët e Kuvendit, duhet të pranojnë marrëveshje për funksionimin e institucioneve në tërësi.

Sepse nuk mund të ketë marrëveshje vetëm për postet e tyre dhe bllokadë për institucionet e Republikës sicc është Presidenti dhe zgjedhje të përsëritura për qytetarët.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër