Ministri çek: Bllokimi i Maqedonisë së Veriut dëmton edhe interesat e BE-së

Nga D V
5 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 22 shtator, Zhurnal.mk – Maqedonia e Veriut po pret prej shumë kohësh përparim në procesin e integrimit evropian, ndërsa vazhdimi i ngecjes dëmton edhe interesat strategjike të Bashkimit Evropian në rajon. Kështu deklaroi ministri i Jashtëm çek, Petr Macinka, në takimin e grupit “Miqtë e Ballkanit Perëndimor” në Nju Jork.

“Maqedonia e Veriut po pret shumë gjatë. Vazhdimi i stagnimit nuk është vetëm problem i saj, por minon edhe interesat strategjike të BE-së në rajon”, tha Macinka.

Ai kërkoi angazhim më konkret për identifikimin dhe tejkalimin e pengesave në procesin eurointegrues, duke theksuar se zgjerimi duhet të jetë i drejtë, i parashikueshëm dhe i bazuar në merita.

Sipas tij, vendet kandidate duhet të vazhdojnë reformat dhe përmbushjen e detyrimeve, ndërsa BE-ja duhet të sigurojë një proces të besueshëm anëtarësimi.

Macinka theksoi se anëtarësimi i plotë në BE duhet të mbetet qëllimi përfundimtar për vendet e Ballkanit Perëndimor.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër