Berisha për masën e SPAK ndaj Hysenit: Nuk ka nivel më të ulët tradhtie ndaj detyrës

Nga D V
9 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Tiranë, 22 shtator, Zhurnal.mk – Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha reagoi sot lidhur me masën e kërkuar nga Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, ndaj drejtueses së Shërbimit Informativ të Shtetit, Vlora Hysenit.

Në një deklaratë për mediet, Berisha tha se Hyseni ka vepruar në kundërshtim me detyrën dhe ligjin teksa shtoi se ajo ka bashkëpunuar me persona të përfshirë në veprimtari kriminale.

“Në histori keni lexuar, keni dëgjuar që shefat e shërbimeve të kenë punuar në kundërshtim me ligjet për diktatorë, për agjenci të tjera, por kjo është hera e parë që dëgjoni se shefja e shërbimit në një vend ishte në funksion dhe mbështetje të krimit”, tha ai.

Sipas tij, prokuroria ka lëshuar urdhër arresti për Vlora Hysenin, duke e konsideruar atë bashkëpunëtore në krim.

“Sot prokuroria ka lëshuar urdhërarrest për Vlora Hysenin, shefen e Shërbimit Informativ Kombëtar si bashkëpunëtore në krim, si njeri që ka shkelur betimin, ligjin dhe sekretet e Shërbimit ua ka dhënë kriminelëve”, tha Berisha.

Ai e cilësoi këtë si një shkelje të rëndë të detyrës.

“Nuk ka nivel më të ulët tradhtie ndaj detyrës, ndaj ligjit se ky”, tha Berisha.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër