Ministri Dimal Basha njofton: Urat në Lluzhan dhe Bardhosh afër përfundimit

Nga D. V.
1,126 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Prishtinë, 20 korrik, Zhurnal.mk – Punimet për ndërtimin e urave në Lluzhan dhe Bardhosh janë afër përfundimit, ka bërë të ditur Ministri në detyrë i Infrastrukturës dhe Transportit Dimal Basha.

Përmes një njoftimi në rrjetin social Facebook, Ministri Basha ka thënë se pas diskutimeve të shumta dhe koordinimit me mbikëqyrësit dhe operatorët ekonomikë, këto dy projekte tashmë kanë hyrë në fazën përfundimtare.

Sipas tij, përfundimi i urave në Lluzhan dhe Bardhosh do të ndikojë në lehtësimin e qarkullimit dhe në rritjen e sigurisë për të gjithë pjesëmarrësit në komunikacion në këtë segment rrugor.

“Përfundimi i këtyre dy urave do ta lehtësojë ndjeshëm qarkullimin dhe do ta përmirësojë sigurinë në këtë segment rrugor”, ka thënë Basha.

Tutje ai ka theksuar se institucionet po vazhdojnë angazhimin për realizimin e projekteve infrastrukturore dhe për përmirësimin e kushteve të qarkullimit në vend.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër