Ministri Enea Karakaçi i prerë: Nuk do lejojmë vonesën e aeroportit të Vlorës prej sherrit të ortakëve ndërtues

Nga Xh M
355 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Tiranë, 22 maj Zhurnal.mk – Ministri i Energjitikës dhe Infrastrukturës, Enea Karakaçi ka deklaruar sot në një konferencë shtypi, në mënyrë të prerë, se qeveria nuk do të lejojë në asnjë mënyrë bllokimin e vënies në punë të aeroportit të Vlorës prej mosmarrëveshjeve dhe sherreve mes ortakëve të shoqërisë private që kanë firmosur për ndërtimin e këtij aeroporti të rëndësishëm për Shqipërinë.

Ministri theksoi se nuk do të lejohet kjo gjëndje e sotme në aeroportin e Vlorës, duke paralajmeruar marrjen e hapave ligjorë ndaj atyre që po shkelin kontratën e firmosur. Ministri në ato çfarë deklaroi ishte i qartë dhe i vendosur: Nuk ka më hezitim ndaj tyre!

Në statusin e tij ai shkruan: Aeroporti Ndërkombëtar i #Vlorës, projekti më i rëndësishëm i dekadës së fundit në Shqipëri. Askush nuk mund të mbajë peng një infrastrukturë kombëtare.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër