Ministri i Drejtësisë, Jeton Shasivari, e konfirmoi angazhimin për avancimin e bashkëpunimit me Japoninë

Nga D. V.
A+ A-
Rivendos

Shkup, 6 gusht, Zhurnnal.mk – Ministri i Drejtësisë, Jeton Shasivari, realizoi takim me ambasadoren e Japonisë në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Setsuko Kawahara, ku u konfirmua përcaktimi i përbashkët për avancimin e mëtejshëm të bashkëpunimit dypalësh dhe marrëdhënieve miqësore mes dy shteteve.

Gjatë bisedimeve, theksi u vendos mbi agjendën reformuese, forcimin e sundimit të ligjit dhe aktivitetet e lidhura me legjislacionin zgjedhor.

U vlerësua se mes dy vendeve nuk ka çështje të hapura, gjë që paraqet bazë të fortë për thellimin e mëtejshëm të partneritetit. Në periudhën e ardhshme do të intensifikohet shkëmbimi i përvojave dhe praktikave të mira, si dhe mbështetja e proceseve reformuese të orientuara drejt forcimit të sigurisë juridike dhe avancimit të standardeve demokratike.

artikuj të ndërlidhura