Prishtinë, 6 gusht, Zhurnal.mk – Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti ka thënë se kurdo që ta ketë një marrëveshje me partitë e tjera, mund të ketë dakordim edhe për vazhdimin e seancës, raporton Ekonomia Online.
Kurti ka thënë se shpreson në dialog konstruktiv me partitë e tjera e cila do të evitonte zgjedhjet.
“Kur ta kemi një marrëveshje, do ta vazhdojmë seancën. Do të bëjmë çdo gjë për të eliminuar zgjedhjet e dëmshme për qytetarët dhe buxhetin e Kosovës. Ju dëshiroj 120 deputetetëve punë të mbarë e suksese me një legjislaturë e cila nuk do duhej të ndërpritej me zgjedhje të reja. E falënderoj në veçanti Hamzën e Abdixhikun për atmosferën në takime ku kemi ndarë bashkë sfidat që i ka shteti ynë përpara. Jam i interesuar të vazhdoj diskutimin me LDK-në dhe i bëj thirrje Ardian Gjinit që të takohemi e bisedojmë”, ka thënë Kurti.
