Ministri i Ekonomisë dhe Punës Durmishi u takua me ambasadoren kroate Tiganj

Nga B.M
428 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 23 janar – Ministri i Ekonomisë dhe Punës, Besar Durmishi, realizoi takim pune me Ambasadoren e Republikës së Kroacisë në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Sh.S. Nives Tiganj, në të cilin u diskutuan situatat dhe perspektivat për avancimin e bashkëpunimit ekonomik midis dy vendeve mike, kumtoi Ministria.

Në takim u konstatua se marrëdhëniet e shkëlqyera politike dhe lidhjet tradicionalisht të mira dypalëshe krijojnë bazë të fortë për intensifikimin e mëtejshëm të bashkëpunimit ekonomik dhe të biznesit, veçanërisht në kontekstin e integrimit evropian dhe lidhjes rajonale.

“Ministri Durmishi theksoi dinamikën pozitive në shkëmbimin e tregtisë së jashtme, me ç’rast tregtia e përgjithshme midis dy vendeve shënon rritje të vazhdueshme, ndërsa eksporti i Republikës së Maqedonisë së Veriut në Kroaci në vitet e fundit shënon rritje të konsiderueshme. Të dy bashkëbiseduesit ranë dakord se ka potencial shtesë për thellimin e bashkëpunimit në sektorët kryesorë siç janë industria ushqimore, energjetika, farmacia, ndërtimtaria, prodhimi industrial dhe turizmi”, thuhet në kumtesën e Ministrisë së Ekonomisë dhe Punës.

Theks i veçantë u vu te investimet e huaja direkte, duke theksuar trendin në rritje të investimeve kroate në Maqedoninë e Veriut, veçanërisht në sektorin e shërbimeve, industrinë prodhuese dhe aktivitetet e TI-së. Ministri theksoi se Qeveria mbetet e përkushtuar për krijimin e një klime të favorshme biznesi dhe stimujve shtesë për të tërhequr investime të reja dhe për të krijuar vende pune cilësore.

artikuj të ndërlidhura

error: Përmbajtja është e mbrojtur!!

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër