Ministri i Jashtëm iranian: Trump tradhtoi gjithçka, bombardoi tryezën e negociatave nga inati

Nga D. V.
476 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Ministri i Jashtëm iranian, Abbas Araghchi, e ka akuzuar presidentin e SHBA-së, Donald Trump, për “tradhti ndaj diplomacisë dhe amerikanëve që e zgjodhën atë” duke nisur sulmin në mes të negociatave mbi programin bërthamor të Iranit.

Araghchi i ka bërë këto komente një postim në profilin e tij në X, transmeton Telegrafi.

“Kur negociatat komplekse bërthamore trajtohen si transaksione pasurish të paluajtshme dhe kur gënjeshtrat e mëdha errësojnë realitetin, pritjet jorealiste nuk mund të përmbushen kurrë”, shkroi Araghchi.

“Rezultati? Bombardimi i tryezës së negociatave nga inati”, shtoi ministri i Jashtëm iranian.

Kujtojmë se gjatë sulmeve ajrore izraelito-amerikane në Teheran dhe pothuajse në tërë territorin e Iranit, ka mbetur i vrarë Ajatollah Ali-Khamenei.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër