Ministri Malaj apel fermerëve: Aplikoni për kompensimin me 10% të TVSH-së

Nga Xh M
947 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Fier, 11 korrik Zhurnal.mk – Ministri i Financave, Petrit Malaj, inspektoi nga afër në Lushnje dhe Fier zbatimin e skemës së re të kompensimit me 10% të TVSH-së për fermerët që shesin produkte bujqësore dhe blegtorale me faturë të rregullt. Skema, e cila ka hyrë në fuqi më 1 korrik 2026, synon të mbështesë financiarisht fermerët, të nxisë formalizimin e sektorit dhe të lehtësojë procedurat e aplikimit.

I shoqëruar edhe nga drejtori i Përgjithshëm i Tatimeve, Ilir Binaj, ministri vizitoi serrën e familjes Bufazi në Krutje të Lushnjës, ku fermerët u asistuan nga punonjësit e Administratës Tatimore për aplikimin në skemë. Ferma, e cila kultivon rreth 3 hektarë me domate, pritet të përfitojë rreth 900 mijë lekë nga kompensimi.

Malaj u bëri thirrje të gjithë fermerëve të aplikojnë për përfitimin e kompensimit, duke theksuar se masa mbështet një sektor që qeveria e konsideron prioritar për zhvillimin ekonomik dhe punësimin.

“Duke filluar nga data 1 korrik, administrata tatimore ka filluar me kompensimin në masën 10% të TVSH-së për të gjitha produktet bujqësore ose blegtorale që shiten me fatura të rregullta tek pikat e grumbullimit apo të përpunimit. Kjo është në linjë me politikat e qeverisë për të mbështetur bujqësinë si një sektor prioritar”, deklaroi ministri.

Në Fier, gjatë një takimi me fermerët në Zyrën e Shërbimit të Tatimpaguesve, u prezantuan procedurat e aplikimit, të cilat realizohen përmes pesë hapave në sistemin elektronik eFiling.

Sipas Malajt, procesi është digjitalizuar për të shmangur paraqitjen fizike të fermerëve në zyrat tatimore.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër