Ministri Maqedonci takon shefen e operacioneve të NATO-s: Objektivi ynë është anëtarësimi në Aleancën Veri-Atlantike

Nga D. V.
670 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci ka bërë të ditur se ka pritur në takim Blanca Hereza, ushtruese e detyrës e shefes së operacioneve aktuale, ndërkaq kanë folur për zhvillimet aktuale Ministrinë e Mbrojtjes dhe Forcën e Sigurisë së Kosovës, si dhe planet për të ardhmen.

Maqedonci në një postim në Facebook shkruan se objektivi i Kosovës është anëtarësimi në NATO.

Lexoni të plotë postimin:

Ishte kënaqësi dhe nder i veçantë të pres në takim znj. Blanca Hereza U.D- Shefen e operacioneve aktuale, Divizioni për Operacione i Shtabit të Përgjithshëm të NATO-s.

Me këtë rast, znj. Hereza e njoftova me zhvillimet aktuale në Ministrinë e Mbrojtjes dhe Forcën e Sigurisë së Kosovës, si dhe planet për të ardhmen.

Nënvizova që vazhdojmë me përkushtim të koordinohemi e të bashkëpunojmë ngushtë me KFOR dhe Ekipin Këshillues dhe Ndërlidhës të NATO-s (NALT), ndërsa ritheksova se objektivi ynë është anëtarësimi në NATO, në mënyrë që vendi ynë dhe FSK të vazhdoj edhe më fuqishëm të jap kontribut në ruajtjen e stabilitetit dhe paqes, e për këtë po angazhohemi çdo ditë. 

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër