Ministri Mucunski në Samitin e 19-të të Frankofonisë në Francë

nga Xh M

Shkup, 5 tetor – Ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunski, sot do të marrë pjesë në Samitin e Organizatës Ndërkombëtare të Frankofonisë, i cili këtë vit mbahet nën moton “Krijo, inovo dhe bëj biznes në gjuhën frënge”.

Në Samitin e 19-të marrin pjesë më shumë se 100 shtete dhe qeveri dhe fokusi është te kreativiteti, inovacioni dhe aftësia për të bërë biznes në gjuhën frënge. Sesioni hyrës u zhvillua dje në Villers-Cotterêts.

Seanca plenare, seanca e mbyllur dhe ajo përfundimtare do të vazhdojnë sot në Pallatin e madh në Paris.

Organizata Ndërkombëtare e Frankofonisë është një organizatë e bazuar në unitetin përmes gjuhës, por që shkon përtej gjuhës, është një bashkësi vlerash dhe një përkushtim ndaj shtetit të së drejtës dhe demokracisë.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More