Ministria e Arsimit siguron tekst shkollor për “Gjuhën dhe kulturën e romëve”

Nga D. V.
648 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 8 prill, Zhurnal.mk – Ministria e Arsimit dhe Shkencës (MASH) bëri hap të rëndësishëm në avancimin e arsimit gjithëpërfshirës, duke siguruar për herë të parë tekst shkollor për lëndën zgjedhore “Gjuha dhe kultura e romëve” për klasën e 6-të.

Kjo risi vjen pas procedurës së realizuar në përputhje me njoftimin e publikuar nga MASH-i, si dhe pas ndryshimeve në Ligjin për Tekstet Shkollore në Arsimin Fillor dhe të Mesëm (“Gazeta Zyrtare e RMV-së”, nr. 3, të datës 3.1.2025), me të cilat interpretohen në nenet 10 dhe 15. Me këto ndryshime janë krijuar kushte për zgjerimin e materialeve mësimore edhe për klasat më të larta.

Në të kaluarën, nxënësit nga komuniteti rom kishin në dispozicion tekste shkollore për këtë lëndë vetëm nga klasa e 3-të deri në klasën e 5-të, gjë që përbënte kufizim në vazhdimësinë e mësimit të gjuhës dhe kulturës së tyre. Me tekstin e ri për klasën e 6-të, autor i të cilit është Daniel Petrovski, për herë të parë sigurohet avancim i procesit mësimor. Ju informojmë se është në zhvillim procedura për hartimin e teksti shkollor për klasën e 7-të.

Paralelisht me këtë, MASH solli edhe akt të ri nënligjor, Rregulloren për mënyrën e formimit të grupeve me më pak se 15 nxënës nga e njëjta klasë, me qëllim që të mundësohet mësimi i gjuhës dhe kulturës së komuniteteve edhe në rastet kur numri i nxënësve është më i vogël.

Rregullorja është miratuar në bazë të nenit 53 paragrafit (9) të Ligjit për Arsimin Fillor.

Sipas të dhënave, lëndën zgjedhore “Gjuha dhe kultura e romëve” aktualisht e ndjekin mbi 2300 nxënës romë, të shpërndarë në 13 shkolla fillore në 7 komuna në të gjithë vendin.

Ministria e Arsimit dhe Shkencës uron 8 Prillin – Ditën Ndërkombëtare të Romëve dhe shpreh bindjen se do të vazhdohet intensivisht me implementimin e politikave për avancimin e barazisë në arsim, ruajtjen e identitetit kulturor dhe rritjen e qasjes në arsim cilësor për nxënësit nga komuniteti rom.

 

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër